Arbëri

KFOR-i thotë se njësitë speciale të Kosovës s’kanë nevojë për lejen tonë që të hyjnë në veri

Foto: Reuters / ilustrim
 

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka vazhduar të komentojë aksionin e policisë speciale në veri të vendit ku u arrestuan dhjetëra zyrtarë policorë e doganorë, si dhe disa qytetarë që penguan aksionin policor.

Në një intervistë për emisionin “Slobodno srpski” (Lirshëm serbisht), Grasso ka thënë se ky aksion policor ka qenë i ligjshëm kundër kriminelëve dhe se për këto aksione askund në botë policia nuk e njofton publikun, dhe si rrjedhojë, “as ne s’kemi qenë të informuar”.