Gati pas një viti prej kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngrit aktakuzë për veteranët e rrejshëm, Partia Demokratike e Kosovës do të nisë formimin e një komisioni hetimor për të njëjtën çështje.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se komisioni do t’i hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, duke u bazuar në fakte dhe pa ndërhyrë në punën e organeve të drejtësisë, raporton KTV.
Kryetari i Kuvendit, në një konferencë për media, ngriti dyshime se në mesin e mashtruesve ka edhe emra të komandantëve dhe se në mesin e tyre ka edhe persona që kanë dorëzuar armë në Serbi.
Krahas komisionit hetimor, Veseli tha se do të iniciojë edhe ndryshimet e duhura në ligjin aktual për veteranët e luftës së UÇK-së.