Arbëri

Scott: Konflikti i ngrirë Serbi-Kosovë nuk sjell stabilitet

Foto: Tanjug
 

Ambasadori i SHBA- së në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se konflikti i ngrirë Serbi-Kosovë nuk është opsion që sjell stabilitet, transmeton Koha.net.

“Serbia me marrëveshjen e Brukselit i është përkushtuar ndaj asaj që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve sikur dhe Kosova. Ky duhet të qëllimi i të dy palëve, e ky me siguri që është edhe qëllimi ynë”, ka thënë Scott për gazetën e Beogradit “Danas”.