Arbëri

Palmer: Nuk vendosim afate, por dialogu duhet të vazhdojë urgjentisht

Palmer: Nuk vendosim afate, por dialogu duhet të vazhdojë urgjentisht

Shtetet e Bashkuara do të donin që dialogu mes Kosovës e Serbisë të vazhdojë urgjentisht dhe marrëveshja e arritur të mund të zbatohet plotësisht dhe “të shitet” për publikun e të dyja vendeve, tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit ka thënë se SHBA-ja nuk vë “vija të kuqe” në procesin e negociatave që, sipas tij, nuk do të thotë se të gjitha opsionet janë të hapura, transmeton Koha. net.