Arbëri

Antikorrupsioni paralajmëron se shpejt do t’ua ndalojë zyrtarëve pozitat e shumëfishta

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Express Intervistën në KTV, ka folur për konfliktin e interesit dhe mosdeklarimin e pasurisë nga zyrtarë të lartë.

Ai tha se janë një numër i zyrtarëve të ndryshëm ndaj të cilëve është ushtruar kallëzim penal.

“Kemi edhe aktgjykime dënuese, me gjobë me burg me kusht, si ai i javës së kaluar i ish-kryetarit të Klinës”, tha ai.

Ai tha se zyrtarët që kanë deklaruar pasuri të rrejshme, kanë marrë dënime të merituara.

Ka thënë se i kanë në proces zyrtarët e lartë të cilët mbajnë më shumë se një pozitë dhe do AKK-ja do t’i shpallë deklarimet e tyre të pasurisë.

“Do t’ua ndalojmë edhe pozitat e shumëfishta, është çështje ditësh deklarimi i pasurisë të zyrtarëve të lartë. Kemi marrë informacione kush janë zyrtarët e mundshëm në konflikt interesi”, tha ai,

Havolli tha se sa i përket shpërdorimit të detyrës zyrtare ose korrupsionit, për gjatë vitit të kaluar janë marrë rreth 59 aktgjykime e janë dërguar në gjykata.

“Ata që kanë deklaruar rrejshëm kanë marrë dënime si burgim me kusht ose me gjobë”, tha ai tutje.

Një ligj i ri që pritet të hyjë në fuqi, ai thotë se do të ketë fuqi më të madhe edhe agjencia për kontrollin e zyrtarëve të lartë.

“Kështu edhe agjencia jonë do të ketë qasje në xhirollogaritë e tyre”, tha ai, duke shtuar se pritet të zgjerohet edhe baza deklaruese.

Havlli tha se në të ardhmen, kur të bëhet deklarimi i pasurisë, inspektorët e të gjitha nivele, zyrtarë të prokurimit, inspektorati policorë e ata të nivelit më të lartë të hetimeve, do të deklarojnë pasurinë.

“Kah fundi i muaj pritet të shkojë në Qeveri ligji për deklarim”, tha ai.

Havolli tha se ligji i ri për deklarim të pasurisë nuk i kontrollon të gjitha konfliktet e interesit, prandaj, thotë se AKK-ja bashkë me Këshillin e Evropës po përgatisin një dokument ku jepen më shumë detaje dhe njohuri.