Arbëri

Zyrtarët nuk flasin rreth deklaratës së gjykatësit Lokaj për dënimin e ish-kryetarit të Klinës

Askush nga Gjykata Themelore e Pejës nuk ka pranuar të flasë lidhur me deklaratën e gjykatësit Sylë Lokaj, i cili shprehu keqardhje kur ia kumtoi vendimin për dënim ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, raporton KTV.

Vetë gjykatësi Lokaj ka thënë se është i zënë me aktgjykime, e këtë e tha përmes kolegut të tij, gjykatësit Sejdi Blakaj, duke mos pranuar të flasë para kamerës.

"Pavarësisht insistimit të televizionit, gjykatësi i Gjykatës Themelore të Pejës Sylë Lokaj nuk ka dashur të deklarohet lidhur me atë që një ditë më parë shprehu keqardhje kur e dënoi një ish-kryetar komune."

Ndërsa, zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti, ka thënë se kryetari Kreshnik Radoniqi nuk e sheh të arsyeshme që mediat të merren me këtë çështje.

Zhuti nuk ka treguar se a do të merret ndonjë masë ndaj gjykatësit Lokaj.

Një deklaratë e tillë po cilësohet si joetike dhe joprofesionale nga shoqëria civile, të cilët thonë se gjykatësit nuk duhet të jenë selektivë për zyrtarë, kur marrin vendime.

Sipas Musliut, praktika të tilla kur gjykatësit bien ndesh me etikën janë të shumta.