Arbëri

Mbahet konventa e studentëve të UP-së, kërkohen kushte më të mira

Mbahet konventa e studentëve të UP-së, kërkohen kushte më të mira
 

Është mbajtur sot, për herë të parë, konventa e studentëve të Universitetit të Prishtinës, në mënyrë që të miratohet një rezolutë, lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në këtë konventë kanë marrë pjesë 500 studentë nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.