Në Tryezën e organizuar nga Grupit për Studime Juridike dhe Politike, GLSP, me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ishte pjesë e panelit, së bashku me Shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe drejtuesja e GLSP, Arbëresha Loxha, mori pjesë me diskutim për Raportin e Komisionit Evropian.
Refleksioni i shoqërisë civile, konfirmon gjithëpërfshirjen dhe është shtysë në rrugëtimin e përbashkët, vuri në dukje Ministrja Hoxha dhe vlerësoi Raportin e fundit për vendin. “Raporti konfirmon se Qeveria ka demonstruar angazhim për zbatimin e disa prioriteteve kryesore të Agjendës Evropiane të Reformës (ERA), në veçanti për reformat legjislative në fushat e sundimit të ligjit dhe të administratës publike”, potencoi Ministrja dhe siguroi se do të ketë veprime të shpejta konform rekomandimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zbatimi i PKZMSA-së për vitin 2018 ishte parashikuar të jetë 60%, ndërkohë që plani është tejkaluar në 68.23%. E planet sipas kësaj marrëveshjeje janë që PKZMSA deri në fund të vitit 2019 të zbatohet në masën 70%, ndërsa 80% për vitin 2020”, ceku Ministrja.
Në komunikatën për media nga kjo Ministri, thuhet se Kosova ka shënuar progres sa i përket përmirësimit të klimës për të bërë biznes edhe pse ka ende sfida, sidomos në luftimin e ekonomisë joformale. Investimet në përmirësimin e infrastrukturës së energjisë, transportit, mjedisit dhe çështjeve sociale janë duke u mbështetur nga Qeveria e Kosovës, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe grantet e donatorëve të ndryshëm. Të gjitha këto investime do të kenë efekte pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit për vitet që vijnë.
Po punojmë në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, fuqizimin e strukturave institucionale, të cilat do të rrisnin nivelin e bashkëpunimit ndër-institucional dhe nivelin e zbatimit të legjislacionit, theksoi Ministrja, duke vlerësuar fushën e demokracisë, Liria e Shprehjes. Raporti cek se ka rënie në kërcënimet dhe sulmet kundër gazetarëve. Po ashtu, ajo ceku sfidat mjedisore, pjesëmarrja në iniciativa si Procesi i Berlinit, Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor, etj, që kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës sidomos në projekte infrastrukturore.
Ministrja u zotua se në afat sa më të shkurtë do të adresohen rekomandimet që dalin nga Raporti për vendin duke i zbatuar ato.