Arbëri

KFOR-i ia kujton Vuçiqit, aksioni policor në veri është paralajmëruar 10 ditë përpara

Foto: Koha
 

i KFOR-it Vincenzo Grasso ka thënë se të gjithë kanë qenë të informuar për aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Ai ka rikujtuar se para rreth dhjetë ditësh në mediat serbe janë publikuar lajmet dhe deklaratat që paralajmëronin qëllimin që në Kosovë të arrestohen 26 policë, ka thënë ai.

"Kushdo që i ka lexuar ato lajme, ka qenë i informuar", i ka thënë Grasso gazetës së Beogradit "Politika", në lidhje me konstatimin se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka demantuar deklaratën e tij se të gjithë kanë qenë të informuar, transmeton Koha.net.