Kosova po e humb betejën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Pas publikimit të Pakos së zgjerimit të Komisionit Evropian, si një prej dokumenteve me të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë në procesin e integrimit në BE, organizatat joqeveritare në Kosovë që përcjellin nga afër procesin integrues, kanë dalë me disa gjetje përmes së cilave i bëjnë fajtore institucionet e Kosovës për ngecjet e theksuara në raportin e Komisionit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi për Studime Juridike dhe Politike vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën këtë vit konfirmon që institucionet e Kosovës kanë humbur betejën për ta mbajtur agjendën evropiane të gjallë.
Sipas këtij Grupi, gjetjet në raportin e KE-së dëshmojnë se institucionet perspektivën evropiane e kanë shndërruar në mjet për të menaxhuar politikën ditore.
“Përderisa në shumicën e sektorëve raporti vëren që progresi i Kosovës është i papërfillshëm, mesazhet dhe kërkesat e BE-së ndaj Kosovës mbesin të njëjtat me vitet e kaluara. Kjo, përveçse reflekton paaftësinë e institucioneve të Kosovës që me përgjegjshmëri të adresojnë çështjet e viteve të kaluara, është sinjal që Kosova, përkundër vullnetit të popullit të saj, çdo ditë e më shumë është duke u larguar nga objektivi i saj themelor, anëtarësimi në BE”, thekson Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
“Raporti me shumë të drejtë vazhdon të konstatojë që një Qeveri e mbingarkuar me ministra dhe zëvendësministra po cenojnë kredibilitetin e saj dhe pamundësojnë që ajo të jetë efektive dhe përgjegjshme për të arritur objektivat që janë vënë nga vet Qeveria”, thekson GSJP.