Lideri demokrat Lulzim Basha nga Elbasani u shpreh se një qeveri e përbashkët Rama-Basha është një trillim i socialistëve për të larguar krizën.
Basha tha se nuk do të bëjë pazar me të keqen, por pranoi se i ka premtuar partnerëve ndërkombëtarë një dialog për një zgjidhje të krizës, transmeton tch.
“Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar, para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!”, tha ai.
-
Basha: Me Ramën nuk mund të arrihet marrëveshje
-
Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së
-
Rama sot “bashkëbisedon” me demokratët mes konfliktit Basha - Berisha
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, në planet e Ramës nuk është dorëheqja