Malisheva do të bëhet me Park Ekonomik dhe Inkubator të Bizneseve

Malisheva do të bëhet me Park Ekonomik dhe Inkubator të Bizneseve

28 May 2019 15:14

Malishevë, 28 maj - Në Malishevë do të ndërtohet Inkubatori i Bizneseve dhe Park Ekonomik të Bizneseve nga Diaspora, që do të realizohen nga Ministria për Tregti dhe Industri.

Për këtë qëllim në Malishevë sot ka qëndruar ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Endrit Shala, i cili është pritur nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Bëhet e ditur se ata biseduan për dy projektet me rëndësi për këtë komunë, Parkun Ekonomik për Bizneset nga Diaspora dhe Inkubatorin e Bizneseve.

Me rastin e përurimit të punimeve në Inkubatorin e Bizneseve, ministri i MTI-s-, Endrit Shala ka thënë se Parku Ekonomik dhe Inkubatori janë mundësi të mira për Malishevën, pasi pritet të ketë investime dhe hapje të bizneseve të reja, e krahas kësaj edhe rritje të punësimeve. Ai ka thënë se shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i infrastrukturës në Parkun Ekonomik.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se të dy këto projekte janë investime të Ministrisë për Tregti dhe Industri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme