Arbëri

Gjuriq e “bën” Thaçin shtetas të Serbisë, thotë se krahina e Kosovës nuk do t’i bashkohet kurrë Shqipërisë

Gjuriq e “bën” Thaçin shtetas të Serbisë, thotë se krahina e Kosovës nuk do t’i bashkohet kurrë Shqipërisë
 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Kukësi që Shqipëria e Kosova të mos kenë kufi, transmeton Koha.net.

Në këtë përgjigje Gjuriqi e ka quajtur Thaçin shtetas të Serbisë, Kosovën pjesë të saj ndërsa ka shtuar se “Serbia nuk e ka ndër mend të bashkohet me Shqipërinë”.