Instituti EPIK ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, në kuadër të programit 2021-2025, të miratuar javën e shkuar. Sipas monitorimit të programit, Ministria e Mjedisit udhëheq me numrin e masave të parapara – gjithsej 38.
Pas analizës së programit, EPIK-u ka thënë se edhe këtë e ka cilësuar si “mision të (pa)mundur”, pasi “programi është diku mes ideales dhe të pamundurës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinoj 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregoj qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrij qeveria të avancoj dialogun me Serbinë? Ne besojmë që sikur në ato pyetje më komplekse, përgjigja edhe në këtë rast është: vetëm koha do të tregoj. Sidoqoftë, në ndërkohë, ne besojmë se publikimi ynë i radhës na ka ofruar mjete të mjaftueshme për të bërë atë që bëjmë më së miri: monitorimin, vlerësimin dhe propozimin e politikave alternative publike”, thuhet në njoftimin e EPIK-ut.
Programi prej 57 faqesh është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritete afatshkurta (menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike) dhe dy prioritete afatmesme (luftën kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike).
{gallery}