Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buqetaj: Në Prokurorinë e Pejës janë ngritur 20 aktakuza për veteranët e rrejshëm

Prokurorja Lumturie Buqetaj, në një konferencë për media ka thënë se nga Prokuroria në Pejë, janë ngritur 20 aktakuza për veteranët e rrejshëm, kjo kundër 21 personave.

Ajo ka thënë se deri tani kanë hetuar 800 dosje ndërsa nga Prokuroria Speciale ata kanë pranuar mbi 7 mije dosje për këtë rajon, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Buqetaj ka thënë se deri më tani njëri nga personat kryesor që dyshohet se kishte falsifikuar certifikatat gjendet në arrati dhe sipas informatave të prokurorisë nuk gjendet në Kosovë.

Ajo ka shtuar se kjo prokurori ka identifikuar se komisioni për vlerësimin e këtyre veteranëve kishte bërë shkelje duke mos i kategorizuar fare këta veteranë ashtu siç parashihet me ligj.