Studentë nga Gjermania po studiojnë për mbeturinat e ndërtim-demolimit në Kosovë

Studentë nga Gjermania po studiojnë për mbeturinat e ndërtim-demolimit në Kosovë

22 May 2019 14:52

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim një grup të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Berlinit- Gjermanisë, me të cilët ka diskutuar për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Matoshi ka falënderuar studentët dhe profesorët për studimin që ata po bëjnë tani në Kosovë mbi mbeturinat e ndërtim-demolimit si dhe prezantoi sfidat më të cilat po ballafaqohet shteti i Kosovës në fushën e mjedisit.

“E ardhmja jonë do të varet shumë nga drejtimi që do t’i japim këtyre problemeve mjedisore dhe raporti që ju do të bëni do të na ndihmoj në punën tonë”, tha Matoshi.

Siç thuhet në komunikatën për media, Matoshi gjithashtu ka deklaruar që “si shtet që kemi qenë të okupuar, ata që na kanë sunduar nuk janë brengosur për mjedisin dhe planifikimin hapësinor të Kosovës, prandaj dhe kemi këto problem, me të cilat tani jemi duke u marrë seriozisht”.

Matoshi foli dhe për investimet që po bëhen ne fushën e mbeturinave dhe potencoi që bashkë me GIZ-in janë duke investuar 7 milion euro për mbështetjen e komunave në këtë fushë.

Ndërkaq, udhëheqja e programit të mbeturinave në GIZ, Alexandra Linden, tregoi për projektet e përbashkëta që po zhvillohen në fushën e mjedisit nga MMPH dhe GIZ.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme