KMDLNJ krahason masakrën e Dubravës me atë në Aushvic, reagon për mostrajtimin e kallëzimit penal Foto: Alban Bujari/Koha Ditore

KMDLNJ krahason masakrën e Dubravës me atë në Aushvic, reagon për mostrajtimin e kallëzimit penal

22 May 2019 10:44

Në 20-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, KMDLNJ reagoi duke kujtuar se kallëzimi penal të cilin e kishin dorëzuar në mars të vitit 2002 në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë nuk është trajtuar.

Sipas tyre, mostrajtimi i kallëzimeve penale nga institucionet relevante ndërkombëtare e legjitimon ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës me të cilin mund të gjykohen dhe dënohen në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë.

“Mostrajtimi i kallëzimeve penale nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX edhe për masakrat më të tmerrshme në mesin e të cilave Maskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat mund të krahasohet me Kampin në Aushvic apo Dahau, e bënë të kuptueshëm, pranueshëm dhe ligjor ndryshimin në Kodin Penal të Kosovës nga Ministria e Drejtësisë me të cilin mund të gjykohen dhe dënohen në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë”, thuhet në deklaratë.

KMDLNJ thotë se dënimi për krime lufte në mungesë është mënyra e vetme për të siguruar edhe një drejtësi sado të vogël për viktimat dhe familjet e tyre dhe përgjegjësi për kriminelët.

“Me kallëzimin penal për masakrën në Burgun e Dubravës , KMDLNJ shpreh respekt për të gjitha viktimat civile dhe ushtarake, familjarët e tyre si dhe për aktivistët e KMDLNj-së që kanë bërë një punë të madhe në dokumentimin e krimeve të luftës dhe që tani nuk janë në mesin e të gjallëve. Është bërë punë e madhe nga KMDLNJ dhe të tjerët në këtë aspekt por e drejta e viktimave për drejtësi është sabotuar nga ‘drejtësia ndërkombëtare’”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme