Moti sot në Shqipëri Foto: Koha

Moti sot në Shqipëri

22 May 2019 08:17

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira e kthjellime gjatë gjithë ditës.

Reshje shiu lokale parashikohen në veri të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius, përcjell atsh.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek, kryesisht në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme