Arbëri

Rreziku i “ndarjes së butë” të Kosovës mban të pezulluara rreth 30 vendime të Qeverisë

Foto: Koha
Foto: Koha
 

Ka gjashtë muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka pezulluar të gjitha vendimet e saj për kthimin e pronave shoqërore në ato komunale. Një grup punues i krijuar atëkohë ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit për mënyrën se si duhet vepruar me këto vendime, ndërsa në Zyrën e Kryeministrit kanë këmbëngulur se vendimmarrja ka qenë e ligjshme, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e ka ndërmarrë masën e pezullimit, pasi presidenti Hashim Thaçi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një nga vendimet e ekzekutivit, me të cilin i kaloheshin Mitrovicës Veriore të gjitha pronat shoqërore që janë në territorin e saj.