Arbëri

Kosova s'i jep leje Gjuriqit për të hyrë në veri

Udhëheqësit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i është refuzuar kërkesa për të vizituar Kosovën, më saktësisht komunat veriore të cilat nesër i mbajnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Nuk aprovohet kërkesa e tij për vizitë pasi nuk është në përputhje me kriteret e Marrëveshjes së Brukselit”, tha Zyberaj.

Sipas marrëveshjes së Brukselit, tha Zyberaj, për aranzhim të vizitave zyrtare kërkesat duhet të dërgohen gjatë ditëve të javës e Hënë - Premte në orar të punës deri në orën 17:00.

Gjuriqi, sot në televizionin publik serb (rts) është ankuar se gjatë vitit të kaluar është përpjekur 18 herë të hyjë në Kosovë, por nuk ia ka dalë.

“Gjuriqi do të provojë për herën e 19-të hyjë në Kosovë”

“Organet e Prishtinës nuk më kanë lënë. Do të provoj përsëri të hyjë në Kosovë”, ishte shprehur ai.