Arbëri

“Gjuriqi do të provojë për herën e 19-të hyjë në Kosovë”

Foto: Koha

Udhëheqësi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, sot në televizionin publik serb (rts) është ankuar se gjatë vitit të kaluar është përpjekur 18 herë të hyjë në Kosovë, por nuk ia ka dalë pasi “organet e Prishtinës nuk më kanë lënë”, ka thënë ai.

“Do të provoj edhe nesër për të hyrë në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Sido që të jetë, sipas tij, “njerëzit nga Zyra e tij do të jenë me popullin serb që nesër voton në veri”.

“Popullin tonë në Kosovë askush nuk mund ta frikësojë dhe jam i bindur se nesër ai popull do ta dëshmojë forcën dhe harmoninë”, ka përfunduar ai.