Në vjeshtë nuk fillon pagesa, por gara për koncesionim të autostradës Tiranë-Durrës

Në vjeshtë nuk fillon pagesa, por gara për koncesionim të autostradës Tiranë-Durrës

17 May 2019 09:40

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku sqaroi sot procedurat për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës. Ministrja tha se rruga nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë përpara se të bëhet autostrada me pagesë.

Balluku deklaroi se “nuk bëhet thjeshtë për zgjerim të autostradës, por për përmirësim të të gjitha kushteve".

Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.

Komentet

arkitekt17/05/2019 10:41

Tash Kosovareve nje shkuarje ne Durres do t'u kushtoj 20 EURO

Shto koment

Të ngjashme