Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë për RTS se autoritetet e Kosovës duan t’i arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës si dhe 15 persona të tjerë.
Sipas fjalëve të tij, ata do të arrestohen me dyshimin se kanë marrë pjesë në korrupsion dhe në vepra të ngjashme, transmeton Koha.net.
Sipas tij, “rrethi magjik” në Kosovë nuk është mbyllur.
“Ata po duan t’i arrestojnë 25 pjesëtarë të policisë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona të tjerë me arsyetimin se kanë marrë pjesë në korrupsion dhe në gjëra të ngjashme në mënyrë që Mitrovica të mbetet e pambrojtur dhe kështu t’i të mundë t’i bëjnë gjërat më të ndyra kundër popullit tonë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Pastaj, ka thënë ai, do të pasonte akti final i përpjekjes për ta zotëruar tërësisht hapësirën ku jetojnë serbët në Kosovë.
"Pastaj ata do të thoshin – ju kemi sjellë para aktit të kryer, sikur kroatët para 'Olujes'", ka thënë Vuçiq.
Ka theksuar se për këtë gjë Serbia i ka informuar institucionet ndërkombëtare.
"E pse Veseli flet për Nishin, Kurshumlinë e vendet tjera, është mirë të vijë e të shohë si duken ato dhe si do të ketë sukses aty. E Serbia do të reagojë me përmbajtje, qetë por do ta ruajë dhe mbrojë popullin e vet ", ka thënë Vuçiq .