Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se mbështetja e Kinës për Serbinë ka shumë rëndësi, në veçanti kur është në pyetje çështja e Kosovës.
Kryeministrja serbe i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrin kinez për çështje të veteranëve, Sun Shaocheng. Ajo i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si të mrekullueshme dhe të cilat karakterizohen nga një partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ndër vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndikimi i Kinës në Ballkanin Perëndimor është rritur në periudhën e fundit kryesisht përmes investimeve në ekonomi dhe infrastrukturë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte në mesin e pjesëmarrësve të forumit “Brezi dhe Rruga” që u mbajt në Pekin në fund të muajit prill.
Kjo iniciativë 1 trilion dollarësh e Kinës synon ndërtimin e rrugëve, porteve, hekurudhave dhe infrastrukturës energjetike që do ta lidhte Kinën me Evropën, Afrikën dhe pjesë të Azisë.
Projekti shihet me dyshim nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane.