Në Kukës prej më shumë së një jave reshjet e shiut nuk kanë pushuar duke përmirësuar kështu situatën hidrike më liqenin e Fierzës, që në katër mujorin e parë të këtij viti ishte në pikën kritike të saj për shkak të mungesës së reshjeve.
Në saje të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin në javën e fundit është përmirësuar gjendja hidrike në të gjitha HEC-et.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë shumë se 700 metër kub ujë në sekondë ka në lumenjtë që furnizojnë liqenin e Fierzës, ndërsa niveli i tij po rritet me shpejtësi nga ora në orë.
Aktualisht niveli i ujit ka arritur rreth 283 metra me një tendencë rritje të qëndrueshme 30 cm në ditë.
Me këtë tendencë rritje në një kohë kur parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu në ditët në vijim shumë shpejt do të e çojë liqenin drejt kuotës maksimale.