Arbëri

Bogujevci e quan të padrejtë publikimin e fotografisë të gruas që u dhunua, thotë se shqetësoi familjarët

Descriptive Text

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në fillim të seancës ku po diskutohet për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, ka folur për fotografitë që sot Flora Brovina i publikoi para mediave.

Ajo ka thënë se është i padrejtë publikimi i fotografive nga Flora Brovina.

“Kisha kërkuar që të hiqen fotografitë, familjarët janë të shqetësuar, janë tepër të shqetësuar me pamjet. Zonja Brovina është komplet e padrejtë plus familjarët që kanë kaluar nëpër atë traumë me pa këtë foto kjo është mos të trajtohet me dinjitet ai person. Kisha kërkuar nga mediat që të hiqet fotografia që u paraqit më herët, është kërkesë në fakt e familjarëve, janë të shqetësuar, kanë kontaktuar KRCT-në ku e udhëheqë z.Feride, e cila më njoftojë që janë tepër të shqetësuar”, ka thënë Bogujevci, transmeton Koha.net.

Grupi KOHA ka vendosur t’i largojë këto fotografi meqë familjarët e gruas dhe vet ajo, nuk kanë qenë dakord që këto pamje të publikohen.

Brovina do të dëshmojë për krimet serbe me një foto ku shihet një grua duke u dhunuar, ajo është ende gjallë