Arbëri

Sejdiu: Sulmet e Hotit ndaj PSD-së s’e maskojnë partneritetin e djeshëm të LDK-së me Veselin

Sejdiu: Sulmet e Hotit ndaj PSD-së s’e maskojnë partneritetin e djeshëm të LDK-së me Veselin

Shefi i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu i është përgjigjur kritikave të homologut të tij nga LDK-ja, Avdullah Hoti, që tha sot në një konferencë për shtyp se pushteti po arrin të kalojë në Kuvend vetëm ligjet për të cilat paraprakisht ka marrëveshje me PSD-në.

Sejdiu është shprehur se “si shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në”.