Shefi i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu i është përgjigjur kritikave të homologut të tij nga LDK-ja, Avdullah Hoti, që tha sot në një konferencë për shtyp se pushteti po arrin të kalojë në Kuvend vetëm ligjet për të cilat paraprakisht ka marrëveshje me PSD-në.
Sejdiu është shprehur se “si shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në”.
“Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate. Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë i ka moti Avdullah Hoti, por edhe gatishmërinë e vullnetin për ta ndërtuar strategjinë e përbashkët opozitare.
“Por, sigurisht se vullneti dhe gatishmëria e PSD-së nuk mjaftojnë për ta bërë më efikas dhe më të suksesshëm Avdullah Hotin”, ka thënë Sejdiu.
-
Bekim Sejdiu s’e ka bekimin e të gjithë deputetëve të LDK-së
-
Gojnovci thotë se Kurti e Abdixhiku po tentojnë ta bëjnë Sejdiun të pranueshëm në LDK
-
Hoti thotë se nuk do ta përkrahë Sejdiun për president
-
Hoti: Na duhet një LDK e fortë për ta larguar këtë pushtet që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës
-
Hoti thotë se duan përgjegjësi të barabarta me Vetëvendosjen në qeverisje