Ministria e Bujqësisë thotë se arusha në Prizren nuk do të vritet Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë thotë se arusha në Prizren nuk do të vritet

15 May 2019 17:46

Zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi në Express Intervistën në KTV ka konfirmuar se arusha në Prizren nuk do të vritet.

Krasniqi ka thënë se kishte pasur një keqkuptim në vendimin për vrasjen e arushit, pasi është kërkuar që atij t’i ndryshohet lokacioni e jo të vritet.

“I është dhënë konotacion tjetër. Ka pas shqetësime për dëmet që po i bën. Mirëpo, ligji s’lejon të vriten kafshët. Edhe ne kemi tentuar përmes inspektoratin të bëjë asgjësimin, por jo vrasjen. Për shembull përmes gjilpërave, jo për t’ia marrë jetën. S’jemi për t’ia marrë jetën. S’është lexuar mirë, apo ai që e ka shkruar ka gabuar me një fjalë apo diçka të tillë. Qëllimi ishte të bëhet asgjësimi. Të lihet në zona të tjera e jo në zona të banuar. Ne si institucion s’guxojmë të bëjmë një gjë të tillë”, është shprehur Krasniqi.

Tutje ai ka shtuar se, “jemi me ligjin. S’do të lejohet vrasja, por nëse shihet do të bëhet asgjësimi. Të dërgohet në hapësirë tjetër”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme