Arbëri

Hidhet poshtë padia e SBASHK-ut kundër vendimit për kompensimin e orëve

Descriptive Text

SBASHK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë si të pabazuar padinë e kësaj sindikate ndaj MASHT-it për vendimin për zëvendësimin e orëve gjatë grevës së mësimdhënësve.

SBASHK ka paralajmëruar se për këtë vendim të Gjykatës Themelore do t’i drejtohet asaj të Apelit.

“SBASHK-u është me arsye i pakënaqur me Aktgjykimin A.nr.552/19 lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për çështje administrative dhe prandaj do t’i drejtohet me ankesë Gjykatës së Apelit të Kosovës me kërkesën që të anulohet ky Aktgjykim sepse konsiderojmë se , veç tjerash, Gjykata Themelore në Prishtinë për të sjellë Aktgjykimin e saj në dobi të vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevën e Janarit, nuk është bazuar në argumente , por në emocione momentale e madje fitohet përshtypja se edhe ka qenë e ndikuar politikisht nga deklaratë e disa prej institucioneve, debateve të një pjese të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit dhe nga individë të ashtuquajtur Këshillë të Prindërve”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.