Arbëri

Akreditohen vëzhguesit për zgjedhjet e së dielës në veri

Descriptive Text

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri, KQZ-ja akreditoi një grup të vëzhguesve që do të monitorojnë procesin më 19 maj.

Bëhet fjalë për vëzhgues që do të jenë në terren në këto komuna, ku do të votohet të dielën.

Zyra e KQZ-së ka proceduar aplikacionet e vëzhguesve të 2 partive politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 komision evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore, 15 media me gjithsej 464 vëzhgues.

Në zgjedhjet e së dielës, në këto katër komuna, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 57 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Ndërkaq, numri i qendrave të votimit është 44 me gjithsej 87 vendvotime.