Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri, KQZ-ja akreditoi një grup të vëzhguesve që do të monitorojnë procesin më 19 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për vëzhgues që do të jenë në terren në këto komuna, ku do të votohet të dielën.
Zyra e KQZ-së ka proceduar aplikacionet e vëzhguesve të 2 partive politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 komision evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore, 15 media me gjithsej 464 vëzhgues.
Në zgjedhjet e së dielës, në këto katër komuna, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 57 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Ndërkaq, numri i qendrave të votimit është 44 me gjithsej 87 vendvotime.