Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim udhëheqësin e ri të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilník, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
këtë rast, Hamza e njoftoi Kostilníkun për punën dhe të arriturat e Ministrisë së Financave, me theks të veçantë në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro fiskale si dhe për avancimin e kushteve të të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një nga faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjithashtu, Kostilník e vlerësoi lart pritjen nga Hamza dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave.