Arbëri

Molliqaj po hetohet për sulm ndaj komandantit të Policisë

Foto: Koha
 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka lëshuar urdhër-arrest kundër të pandehurit D.M për shkak të veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës të datës 10.04.2019 për lëshimin e urdhër arrestit, pasi ka gjetur se i dyshuari gjatë fazës së hetimeve i është shmangur ftesave për intervistë.