Arbëri

KEK: S’iu nënshtrohemi presioneve, pranuam në punë ata që i plotësuan kushtet

KEK: S’iu nënshtrohemi presioneve, pranuam në punë ata që i plotësuan kushtet
 

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi,  i cili përmes një deklarate për medie ka thënë se banorët e kësaj komune janë anashkaluar nga punësimi në këtë Korporatë.

KEK-u ka njoftuar se të gjithë ata banorë të Obiliqit që kanë plotësuar kriteret e konkursit dhe kanë kaluar me sukses testet apo edhe kanë qenë të barabartë me ndonjë kandidat tjetër, kanë fituar vend pune.