Arbëri

Gashi kritikon KEK-un për mos-punësimin e banorëve të Obiliqit

Gashi kritikon KEK-un për mos-punësimin e banorëve të Obiliqit
 

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i ka reaguar Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në lidhje me, siç pretendon ai, anashkalimin e banorëve të Komunës që ai drejton për t’u punësuar në këtë korporatë.

Në shtator të vitit të kaluar, Qeveria pati miratuar propozimet e kryeministrit Ramush Haradinaj për shpronësimin e shtëpive të banorëve të fshatit Hade dhe Shipitullë si dhe lejimin e përparësisë në punësim të këtyre familjarëve në KEK.