Arbëri

Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë mbi 23 mijë franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë

 

Mërgimtarët në Zvicër kanë dhuruar 23,730 franga zvicerane në një mbrëmje bamirësie që është zhvilluar dje në Cyrih.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është përmbyllur me shumë sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” e cila u mbajt për të tretën herë me radhë, më 10 maj 2019, në hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, me të cilin rast performoi sopranoja Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’ .