Arbëri

“Marrëveshjet për ndërtimin e TC Kosova e Re, në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe BE-së”

“Marrëveshjet për ndërtimin e TC Kosova e Re, në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe BE-së”

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të kampanjës, “#mosthujsekamdite”, ngrehin shqetësime mbi faktin se TC Kosova e Re është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe të BE-së mbi Konkurrencën dhe Ndihmën Shtetërore.

Përmes një komunikate për media thuhet se marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal (GenCo) përmbajnë elemente të Ndihmës Shtetërore.