Arbëri

Për rrugën Shkup-Hani i Elezit, BERZH-i ndan 27 milionë euro

Për rrugën Shkup-Hani i Elezit, BERZH-i ndan 27 milionë euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë ndërtimin e autostradave nga Shkupi për në Bllacë dhe nga Gostivari drejt Kërçovës, më saktësisht pjesa e parë nga Kërçova drejtë Bukojçanit. Këtë e ka theksuar zv.ministrja e Financave të Maqedonisë së Veriut, Shiret Elezi.

“Në takimin vjetor të BERZH është diskutuar për bashkëpunimin aktual dhe në të ardhmen si dhe është siguruar përkrahja për ndërtimin e rrugëve në vendin tonë, është siguruar ndërtimi i fazës së parë të autostradës nga Shkupi për në Bllacë si dhe nga Gostivari për në Kërçovë si dhe ndërtimi i pikëpagesës elektronike në Koridorin e VIII-të dhe në rrugën Miladinovc – Shtip”, sqaron kështu zv.ministrja Elezi.