Arbëri

Vuçiqi në Tiranë thotë se diskutimet për bashkim të shqiptarëve janë të rrezikshme

Vuçiqi në Tiranë thotë se diskutimet për bashkim të shqiptarëve janë të rrezikshme
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë në samitin e sotëm të Tiranës të Procesit Brdo–Brijuni, ndërsa pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kryeqytetin shqiptar, ai tha se është i shqetësuar me ndodhitë e çuditshme mes Tiranës dhe Prishtinës.

Vuçiqi u tha gazetarëve të mërkurën mbrëma se me Mogherinin ka bërë njëfarë analize të asaj që ka ndodhur në samitin e Berlinit, sikurse edhe ngjarjet e ditëve të fundit.