Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, përveç tjerash, u mor vendim për çregjistrimin e katër partive politike dhe shfuqizoi pezullimin për tri parti tjera politike. Ndër to, është edhe Partia e Fortë që në krye kishte Visar Arifajn.
“Sipas vendimit të KQZ-së partitë e çregjistruara janë: Partia e Ballit (PB); Partia e Fortë (PF); Aktivna Gradanska Inicijativa (AGI); dhe Savez Nezavisnih Socijaldemokrata (SNSD). Këto parti politike nuk kanë dorëzuar të dhënat e ndryshimeve vjetore as pas afatit shtesë”, u tha në mbledhjen e KQZ-së.
Partia e Fortë ishte një parti politike satirike në Kosovë që u formua në vitin 2013.
Visar Arifaj, në opinion ndryshe njihej edhe si “Kryetari Legjendar”.
Artikuj të ngjashëm
-
“Kryetari Lexhendar” deklarohet pas shuarjes së Partisë së Fortë
-
KQZ-ja çregjistron tetë parti politike, tri prej tyre ankohen ndaj këtij vendimi
-
KQZ-ja miraton sloganin për zgjedhjet në veri
-
Refuzohet certifikimi i dy partive politike
-
Më 7 qershor garojnë 22 parti politike e 3 koalicione, 9 parti s’marrin pjesë