Komisioni ad-hoc për hartimin e Projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit Draft-rezolutën për këtë. Rezoluta fillimisht pasi të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, do të procedohet te legjislativi për miratim.
Numri i civilëve shqiptarë të vrarë e numri i masakrave gjatë luftës në Kosovë, është diskutuar në Komisionin ad-hoc për hartimin e Rezolutës për gjenocidin dhe krimet e luftës në Kosovë nga Serbia, raporton KTV.
Deputetët kanë shqyrtuar nocionet e përdorura për hartimin e dokumentit, siç është gjenocidi.
Por, debati u zhvillua rreth asaj se sa është e nevojshme kjo rezolutë kur në të njëjtën kohë është marrë iniciativa për formimin e një Tribunali ndërkombëtar.
Megjithatë, deputetët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të konstatojë që shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë.
Komisioni i krijuar për hartimin e këtij dokumenti arriti që pas mbledhjes së katërt ta dërgojë Rezolutën në Kryesinë e legjislativit, e më pas pritet të miratohet në Kuvend.