Arbëri

Paralajmërohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për moszbatimin e Rezolutës për Telekomin

Paralajmërohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për moszbatimin e Rezolutës për Telekomin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për moszbatimin e Rezolutës për Telekomin që ishte miratuar në korrik të vitit të shkuar.

Në një njoftim në Facebook, Hoti ka thënë se sikur Qeveria të zbatonte atë rezolutë, gjendja në Telekom tashmë do të ishte sanuar.