Arbëri

Në Shqipëri pritet të dyfishohen gjobat e trafikut për të huajt

Foto: Ilustrim
 

Drejtues të automjeteve nga Kosova duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit nëpër Shqipëri, pasi Parlamenti i këtij vendi ka parashikuar të votojë në seancë plenare këtë të mërkurë një amendament që ndryshon sanksionet për drejtuesit e automjeteve që kanë leje drejtimi të lëshuar nga një vend i huaj, duke dyfishuar gjobat.

Amendamenti i propozuar në fakt sjell dyfishimin e gjobave për drejtuesit e këtyre automjeteve në këmbim të mospezullimit të lejes së drejtimit (patentë shoferit), shkruan sot “Koha Ditore”.