Një grupi prej gjashtë vetash i është dashur të presë gjashtë vjet për të gëzuar të drejtën e studimeve të doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, të mohuar nga një vendim i Senatit këtij institucioni.
Në vitin 2013, dy javë pas publikimit të emrave të kandidatëve të pranuar, Senati i UP-së kishte vënë kritere shtesë për studimet e doktoratës, me ç’rast, mbështetur në to, disa prej tyre i kishte larguar nga lista, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëntë prej tyre kishin bërë padi. Gjykata Themelore e edhe ajo e Apelit kishin vendosur në favor të tyre duke e detyruar UP-në t’i pranonte në studimet e doktoraturës. Universiteti i kishte kthyer vetëm ata që kanë bërë padi ndaj vendimit të Senatit, por jo edhe ata që nuk e kishin ushtruar këtë të drejtë.
Kandidatët të cilët nuk kishin bërë padi kanë drejtuar ankesë në UP për mosrikthimin në listë, por u është refuzuar me arsyetimin se nuk kanë qenë pjesë e padisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)