Arbëri

Bushati thotë se kufijtë Kosovë-Serbi duhet të shqyrtohen vetëm pas njohjes reciproke

Bushati thotë se kufijtë Kosovë-Serbi duhet të shqyrtohen vetëm pas njohjes reciproke

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi kufijve Kosovë-Serbi, nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon.

Para një auditori të mbushur me studentë, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon, në kurriz të një populli apo kombi tjetër.