Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric për Inxhinieringun, Prokurimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen Afatgjatë të Termocentralit “Kosova e Re”.
Sipas një njoftimi për medie, Oda Amerikane konsideron se furnizimi jostabil me energji elektrike në vazhdimësi i ka shkaktuar dëme të mëdha industrisë vendore duke pamundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm veçanërisht të sektorit të prodhimit, transmeton Koha.net.
Në këtë drejtim, vendimi për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric për konstruktimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re” i përgjigjet nevojës së bizneseve për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike duke siguruar për furnizim të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.
Oda Ekonomike Amerikane beson se ndërtimi i këtij termocentrali përveç se do të garantojë furnizim stabil me energji elektrike si një domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit privat në vend, gjithashtu do të ketë impakt në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ndërsa përfshirja e General Electric e cila gëzon një reputacion globalisht të mirënjohur në fushën e energjisë, por edhe të Contour Global, po ashtu kompani amerikane, do të mundësojë një teknologji por edhe praktika më bashkëkohore të ndërtimit dhe menaxhimit.
-
General Electric do të ndërtojë Kosovën e Re
-
Oda Amerikane e quan të domosdoshëm ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”
-
Oda Amerikane bën thirrje që institucionet e reja ta kenë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan
-
OEAK: Importi i energjisë s’garanton siguri e gazifikimi i qymyrit s’adreson nevojat urgjente
-
Qeveria parasheh rishikim të projektit “Kosova e Re”