KQZ-ja miraton dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet në veri

KQZ-ja miraton dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet në veri

03 May 2019 14:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori disa vendime në kuadër të procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet që do të mbahen në këto 4 komuna më 19 maj.

Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.

Ai bëri të ditur se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme