Arbëri

AGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit me një instalacion artistik

AGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit me një instalacion artistik
 

Duke shfaqur shprehjet fyese të politikanëve ndaj gazetarëve që janë bërë gjatë këtyre viteve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shënuar ditën botërore të lirisë së shtypit.

Ky instalacion artistik i mbajtur në sheshin "Ibrahim Rugova", sipas përfaqësuesve të AGK-së paraqet një realitet të gjuhës dhe mendimit që përdorin njerëzit e politikës.