Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli thotë se në shtator përurohet Ambasada e Kosovës në Doha

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka takuar sot ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

Në një postim në Facebook, ai thotë ta ketë informuar ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila sipas tij në vetvete është mesazh që Kosova i   çmon marrëdhëniet me Shtetin e Katarit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E njoftova po ashtu për takimin e mirë që kam zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-Kryeministër i Katarit, me të cilin kam diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katari”, ka shkruar ai.

Pacolli thotë se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin për vizitën zyrtare që do ta zhvilloj në Katar në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurohet edhe Ambasada e Kosovës atje.